Flash News

E-TJERA

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta kërkesë Kuvendit: Merrni për bazë opinionin e Komisionit të Venecias!

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta kërkesë Kuvendit: Merrni
Presidenti Meta

Pak ditë pas kthimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Meta i është drejtuar me një kërkesë këtij institucioni, në të cilën kërkon që të merret për bazë opinioni i Komisionit të Venecias.

Meta thotë se duhet pritur mendimi i Venecias për shkak se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë hartuar në mënyrë të njëanshme.

“Në vijim të shkresës sonë me anë të së cilës ju kemi përcjellë dekretin e presidencës për kthimin për shqyrtim të ligjit për disa shtesa në Kodin Zgjedhor ju përcjellim zyrtarisht për njohje e dijeni kërkesën e presidentit të Republikës drejtuar Komisionit Europian për Demokraci (Komisionit të Venecias) për marrjen e një opinioni urgjent mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Gjejmë rastin të përsërisim edhe njëherë thirrjen e presidentit të Republikës se tashmë pas kthimit në Kuvend duhet ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë nismë nën dritën e arsyetimit dhe të rekomandimeve të Venecias”, shkruan ndër të tjera në kërkesën e tij Presidenti.

Kodi Zgjedhor pritet të kalojë për votim në Kuvend këtë të enjte. Ndërsa miratimi i tij pa ndryshime, pasi u kthye nga Presidenti, për Bashën do të thotë një jo nga Evropa për negociatat. 

“Frika e Ramës nga humbja u mbyll shqiptarëve dyert e Evropës”, tha kryedemokrati.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta kërkesë Kuvendit: Merrni
Meta kërkesë Kuvendit

Të fundit