Flash News

E-TJERA

Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, juristi: Bien ndesh me Kushtetutën

Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, juristi: Bien ndesh me

 

Për juristin Jordan Daci ndryshimet e propozuara nga socialistët për ligjin e komisioneve hetimore bien ndesh me parimet kushtetuese.

Në një lidhje direkte për A2 CNN, Daci u shpreh se kjo ndërhyrje ndryshon botëkuptimin e ligjit ekzistues dhe e bën të pamundur hetimin parlamentar.

“Nuk ka patur nevojë për ndërhyrje kaq thelbësore, ndryshon të gjithë botëkuptimin e ligjit ekzistues dhe bie ndesh me kushtetutën. Bën të pamundur hetimin parlamentar ndaj çdo pakice parlamentare. Ngatërrohet nocioni i hetimit parlamentar me atë gjyqësor. E vetmja ngjashmëri është kodi i procedurës penale që përdoret për hetime”, tha ai.

Sipas tij, ky ligj i karakterit kushtetues nuk mund të kalojë me drafte, ndërsa opozitës i është mohuar e drejta për komisione hetimore.

“Ky është ligj i rangut kushtetues nuk është ligj i thjeshtë që mund të kalojë me këto lloj draftesh. Këto janë ligje të karakterit kushtetues. Me ketë ligj bëhet iluzionare e drejta e 35 deputetëve. Nuk ka nevojë për të pasur indicie apo të dhëna për hetim parlamentar. Parlamenti duhet në funksion ligjvënës”, u shpreh Daci.

 

Të fundit