Flash News

E-TJERA

Në fokus marrëveshja e Ohrit, Albin Kurti zhvillon sot takime me krerët institucionalë në Tiranë

Në fokus marrëveshja e Ohrit, Albin Kurti zhvillon sot takime me

Albin Kurti do të vizitojë sot Tiranën, ku do të ketë takime me disa nga krerët institucionalë të vendit tonë. Gjatë qëndrimit të tij kryeministri i Kosovës do të takojë homologun e tij, Edi Ramën dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Me këtë të fundit, Kurti pritet të takohet në Kuvendin e Shqipërisë, duke filluar nga ora 11:30.

Në takimin që do ketë me kryeministrin Edi Rama, ku do të drekojë tek“Vila 30” në zonën e ish-bllokut, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai gjithashtu do të pritet dhe nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë pasdites. Edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të takohet me kryeministrin e Kosovës.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Një tjetër dakordësi është arritur edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, ndërsa për monitorimin e të gjitha pikave të aneksit të marrëveshjes do të ngrihet një Komitet i Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja.

Edhe pse nuk është firmosur një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër, kanë arritur marrëveshje për të zbatuar propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.

 

Të fundit