Flash News

E-TJERA

Në kërkim për mashtrim, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, tre të arrestuar në Qafë Thanë e Kapshticë

Në kërkim për mashtrim, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, tre

Policia Kufitare e Korçës ka finalizuar disa operacione në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe Kapshticës, ku ka arrestuar dhe proceduar tre shtetas për vepra të ndryshme penale.

Në Qafë Thanë, efektivët kapën dhe arrestuan F. A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani për veprën penale “Mashtrim. Ky shtetas pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Kapshticës, policia arrestoi E. K., 21 vjeç, nga fshati Selenicë e Pishës, i dënuar më herët nga Gjykata e Korçës me 4 muaj burg për “Armëmbajtje pa leje”.

Po në Kapshticë, u procedua penalisht edhe I. A., 55 vjeç, banues në fshatin Plasë, i cili tentoi të kalonte kufirin duke përdorur një pasaportë ku ishte konstatuar një vulë e dyshuar e falsifikuar.

Policia bën me dije se kontrollet në kufi do të vijojnë me intensitet, me qëllim goditjen e çdo tentative për shkelje të ligjit dhe garantimin e sigurisë kufitare.

 

Të fundit