Flash News

E-TJERA

Në kërkim për vrasjen e Zef Gurit, vetëdorëzohet një nga të shpallurit në kërkim

Në kërkim për vrasjen e Zef Gurit, vetëdorëzohet

Edmond Nika, një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e djalit të tij Gjin Guri, është vetëdorëzuar para uniformave blu.

Mësohet se në deklarimin e tij ai ka mohuar të ketë lidhjen me krimin. “Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”, ka thënë Nika.

Zef Guri u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Dukagjin. Djali i tij, Gjin Guri, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës. Gjini është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi gjatë një aksioni antidrogë, ai ka qëlluar drejt efektivëve të policisë.

Deri tani dyshohet se shkak për ngjarjen janë bërë konfliktet për parcelat me kanabis në Shosh të Dukagjinit.

Të fundit