Flash News

E-TJERA

Në Klos fiton e djathta me 36 vota më shumë, PS dhe PD “kokë më kokë” për mandatin e tretë në Dibër     

Në Klos fiton e djathta me 36 vota më shumë, PS dhe PD

Në bashkinë Klos ka përfunduar procesi i numërimit të votave ku ka rezultuar fituese PD-ja me 36 vota më shumë se PS-ja. Partia Demokratike ka marrë 3 738 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3 072 vota.

Megjithatë nga votat e marra në të katër bashkitë, sipas të dhënave të bëra publike nga KQZ, ndonëse me rezultat të ngushtë rezulton fituese PS-ja. Në bashkinë Bulqizë dhe Mat deri më tani kryeson PS, ndërsa në bashkinë Peshkopi PD.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së,  deri më tani nga votat e numëruara në 140 qendra votimi nga 207 që janë në total në këtë qark, PS kryeson me 45.20%. Ndërsa Partia Demokratike ka 43.9% të votave të përgjithshme. Ndërsa LSI ka siguruar 7% të votave.  Megjithatë, deri më tani, në bazë të këtyre votave të numëruara, PS merr 3 mandate në Dibër. 

Kujtojmë që në zgjedhjet e kaluara qarku i Dibrës ka patur 6 mandate, ndërsa këto zgjedhje ky qark do të përfaqësohet me pesë deputetë në parlament.

Në zgjedhjet e 2017-s PD fitoi 2 mandate, (Dhurata Çupi, Xhemal Gjunkshi), PS fitoi 2 (Ilir Beqaj, Almira Xhembulla), PDIU një (Reme Lala) dhe LSI një (Përparim Spahiu).

 

Në Klos fiton e djathta me 36 vota më shumë, PS dhe PD

Të fundit