Flash News

E-TJERA

Në KLP po zgjidhet kreu i ri i SPAK, Yuri Kim shkon në Kryeministri

Në KLP po zgjidhet kreu i ri i SPAK, Yuri Kim shkon në Kryeministri

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë sot në Kryeministri. Raportohet se Kim ka qëndruar në ambientet e Kryeministrisë rreth 1 orë dhe më pas është larguar.

Nuk dihet nëse ambasadorja ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama apo me përfaqësues të qeverisë, por vizita e Kim vjen në një kohë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur seancnë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani shpalosën platformat e tyre para përfaqësuesve të KLP-së dhe të SHBA-së, të cilët po monitorojnë procesin e zgjedhjes.

Më herët, ambasadorja Yuri Kim ka bërë thirrje që të zgjidhet kandidati i duhur për drejtimin e SPAK pa u ndikuar nga presioni. Ndërsa, kryeministri Edi Rama në një kundërpërgjigje për ambasadoren tha se kreu i ri i SPAK nuk zgjidhet as nga qeveria dhe as nga ambasada, por nga KLP.

Të fundit