Flash News

E-TJERA

Në kontenierët e kompanisë që administron u gjetën 45.5 kg kokainë, zbardhet dëshmia e Arben Ferizit

Në kontenierët e kompanisë që administron u gjetën 45.5

Është zbardhur dëshmia e Arben Ferizit, administratorit të kompanisë, në kontenierët e së cilës u gjetën 45.5 kg kokainë. Operacioni u zhvillua në Portin e Durrësit, ndërsa ngarkesa vinte nga Brazili.

Administratori i ‘Apetit Group’, i cili banon në Prishtinë ka thënë se kompania nuk ishte në dijeni që në kontenierët e saj kishte drogë.

“Kompania që administroj ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme dhe nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner. Të gjitha veprimet kryhen online, porosia dhe blerja e mishit”, ka deklaruar Ferizi.

Në pranga ka rënë edhe agjenti doganor, Egert Vargu,që gjithashtu ka mohuar implikimin në trafikun e kokainës.

Të fundit