Flash News

E-TJERA

“Në maj do ketë rritje të të infektuarve me Covid-19”, Brataj bën përgjegjës partitë politike

“Në maj do ketë rritje të të infektuarve me

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj është  shprehur se në fillim të muajit maj pritet që të kemi një rritje të numrit të rasteve së të infektuarëve duke bërë përgjegjës partitë politike.

Brataj thotë për Report Tv se ka zona me raste infektimesh aty ku më parë nuk ishin regjistruar rast.

Sipas Brataj për këtë fakt mund të ketë ndikuar aktiviteti i partive politikë të cilët po bëjnë fushatë në të gjitha zonat.

“Në fillim të majit do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo me ato përmasa që kemi parë deri tani. Janë 140 fshatra dhe qytete, kishim 105 para 20 ditësh, ka shkuar virusi është përhapur dhe në këto zona dhe besoj se kjo edhe se ky muaj është muaji ku të gjitha partitë politik po paraqiten në të gjitha këto zona. Vatra kryesore në fillim ishte Tirana dhe ikja nëpër qytete turistike dhe detyrimisht  lëvizja e njerëzve që janë të infektuar, pavarësisht nëse janë të sëmurë apo jo, janë burim infeksioni, edhe kjo po ndikon”, u shpreh Brataj.

Sa i përket procesit të vaksinimit kreu i Urgjencës tha se po ecën me ritme të shpejta dhe se deri më tani janë vaksinuar 8.2% e popullsisë.

Brataj dhe njëherë i bëri apel qytetarëve që të vaksinohen duke theksuar se vaksinat i kanë kaluar të gjitha provat e efektshmërisë.

Të fundit