Flash News

E-TJERA

Në pranga për “shtëpinë e barit”, prokuroria liron 5 punonjësit e OSHEE në Shkodër

Në pranga për “shtëpinë e barit”, prokuroria
Foto Ilustruese

Prokuroria ka vendosur të lirojë 5 punonjësit e OSHEE-së të arrestuar pas identifikimit të një shtëpie bari në Bërducë të Shkodrës.

Prokurori Gëzim Spahiu e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre duke urdhëruar lirimin. Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti u arrestuan sot nga policia.

Në total ishin 8 të arrestuar, ndërsa në banesë u sekuestruan rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa, prej të cilave 1 mijë gati për treg dhe 1 mijë më të vogla, të sapo mbjella.

Të fundit