Flash News

E-TJERA

Në shtëpi apo seli? Avokati Gjokutaj tregon ku do të izolohet Berisha

Në shtëpi apo seli? Avokati Gjokutaj tregon ku do të izolohet

Avokati i Sali Berishës është pyetur se ku do të izolohet kryedemokrati nëse për të merret vendimi “arrest në shtëpi”.

I ftuar në “Top Story”, ai tha se është një çështje që nuk ka rëndësi.

Sigurisht që konsulta e zotit Berisha me avokatët në një proces nuk përbën lajm. Ky është një produkt i medias, që tani ka arrestin ku do të bëhet arresti i shtëpisë.

T’i rezistosh një procesi dhe të mbrohesh në një proces është universale, për të gjithë personat që janë nën hetim apo në gjykim. Por, t’i rezistosh një procesi fars e antikushtetues, kjo kthehet në një obligim.  Në shtëpi apo seli, as nuk jam marr, as nuk do të shprehem, sepse nuk përcakton asnjë standard”, tha avokati.

Por, sipas Gjokuajt, problemi është që po shkojmë te po e njëjta gjykatë që herën e parë veproi pa autorizim”.

“Ajo gjyqtare do të ulet prapë aty, por tashmë ka autorizim. Gjithë kjo histori e vajtjeve të prokurorëve në Kuvend, padia e 1/5 të deputetëve në Kushtetuese, e cila e detyruar për të zgjidhur çështjen në themel do determinonte edhe vendimin e parlamentit, Gjykata Kushtetuese dha një vendim antikushtetues”, shtoi avokati.

 

 

Të fundit