Flash News

E-TJERA

Negociatat, ambasadori italian: Përgjigjja ishte zhgënjyese, BE duhet të japë një sinjal të fortë ndaj Shqipërisë

Negociatat, ambasadori italian: Përgjigjja ishte zhgënjyese, BE duhet
Fabrizio Bucci

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci ka komentuar vendimin e BE-së për të mos çelur negociatat me Shqipërinë. Në një prononcim për gazetarët nga Shkodra, ai u shpreh i zhgënjyer për vendimin e BE-së.

Bucci e cilësoi çështje kohe anëtarësimin e Shqipërisë në bllokun europian, ndërsa theksoi mbështetjen e Italisë në këtë proces. Ambasadori deklaroi se BE duhet të japë një sinjal të fortë drejt vendeve të rajonit dhe veçanërisht ndaj Shqipërisë.

Bucci u shpreh se shpreson që negociatat të çelen brenda këtij viti, ndërsa nënvizoi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

“Është një zhgënjim që Shqipëria nuk ia arriti të vazhdojë procesin e integrimit Evropian. Italia ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë në këtë procesPor mund të themi se jemi gati dhe nuk mund të dekurajohemi.

Çështja nuk është më a do të futet Shqipëria në BE, por kur do të futet. Pra është çështje kohe. Shpresojmë që brenda këtij viti të fillojnë negociatat. Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe i takon BE të përmbushe detyrimet e saj.

Në mbështesim hyrjen e Shqipërisë në BE. Pra është çështje kohe që Shqipëria të marrë hapjen e negociatave dhe këtë duhet ta bëjë BE. Është momenti që BE të japë një sinjal të fortë drejt vendeve të rajonit dhe specifikisht ndaj Shqipërisë”, tha ambasadori i Italisë.

 

Të fundit