Flash News

E-TJERA

Nën akuzë për korrupsion, GJKKO nis gjykimin për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Nën akuzë për korrupsion, GJKKO nis gjykimin për

GJKKO ka nisur gjykimin për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Memolla nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avkatët.

Akuza ndaj Memollës u ngrit pasi u provua se Memolla kishte ofruar favorizime në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në episodin e bërë publik, Memolla i kërkonte punonjësit të OSSHEE që të mos i ndërpriste dritat një familjeje debitore sa t’i merrte votat, e madje i konfirmonte se do ja kryente vetë ai një muaj pagese, e do të ndërhynte tek drejtorët e OSHEE-së që të mospenalizonin punonjësit që kryenin këto favorizime.

Të fundit