Flash News

E-TJERA

Nën kontroll flakët në Kalimash/ Nis ndërhyrja nga toka dhe ajri në Lakun e Thive, vatra paraqet rrezikshmëri

Nën kontroll flakët në Kalimash/ Nis ndërhyrja nga toka dhe

Flakët në tunelin e Kalimashit janë vënë nën kontroll, por vazhdon monitorimi nga zjarrfikësit. Këta të fundit po vijojnë operacionin për neutralizimin e flakëve në zonat e tjera të Kukësit.

Situata mbetet shqetësuese në Lakun e Thive, ku prej mëngjesit të sotëm po ndërhyet nga toka dhe ajri për të shuar flakët. Së bashku me autoritetet vendase, aty kanë shkuar edhe forcat e ardhura në ndihmë nga Kosova.

Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar Kosova solli për ndihmë në Shqipëri 34 zjarrfikës dhe mjete të tjera për të neutralizuar flakët.

Në Kukës, zjarri vazhdon edhe në malin e Rrunës, ku është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e tokës.

Vatra aktive ka edhe në zonat e tjera të vendit, por pritet një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes për të dhënë informacion të përditësuar mbi këtë situatë.

 

Të fundit