Flash News

E-TJERA

“Nëna” dhe “babai” u zëvendësuan me “prindi 1 dhe 2”, reagon Bashkia: Nuk ka vulën tonë

“Nëna” dhe “babai” u zëvendësuan me

Zëvendësimi i fjalës “nënë” dhe “baba” me termat “prindi 1” dhe “prindi 2” në formularin e kopshteve në Tiranë, rast i denoncuar dje nga pastori Akil Pano.

Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve ka reaguar pas skandalit duke hedhur poshtë akuzat. Psikologia e drejtorisë Blerina Spahiu tha se formulari në fjalë që u bë viral, nuk ishte zyrtar i dalë nga drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve.

Sipas Spahiut, të vetmet formularë që qarkullojnë dhe dalin nga ky institucion, janë me firmë, vulë dhe logo.

“Pamë në rrjete sociale këtë formular, por nga ana e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, të vetmit formularë që qarkullojnë janë ata të aplikimit që bëhen për regjistrimin e fëmijëve. Nuk është një formular zyrtar i dalë nga drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve. Formularët e vetëm që shpërndahen nga ana e drejtuesve dhe institucioni jonë kanë logon. Nuk ka vulën tonë. Mesa kuptoj dhe nga fotoja është një tip pyetësori për të realizuar një doktoraturë, mbrojtje teze. Ju them me përgjegjësi të plotë që të vetmet formularë janë ata që kanë logon, dhe janë ata që bëhen për t’u plotësuar nga prindërit për regjistrimet,” u shpreh Spahiu.

Të fundit