Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e aeroportit të Vlorës/ Rama tregon sfidat dhe Balluku fazat; Pacolli: Jam krenar

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e aeroportit të
Foto ilustruese

Qeveria ka nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Biznesmeni dhe politikani nga Kosova, Behgjet Pacolli, kompania e të cilit fitoi garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, foli pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ai u shpreh se krenar qëkjo vepër publike do të ndërtohet "në vendin që e dua dhe në vendin ku më rëndon koka”. Pacolli kërkoi që të shkurtohen afatet ligjore dhe të niset menjëherë nga puna.

“Kjo kontratë ka rëndësinë e vet pasi ndodh pas shumë kohësh dhe pas një mori dëshirash që unë kam pas që një investim i tillë të ndodhë këtu, në trojet tona. Dhe tani kemi këtë kontratë për këtë qytet historik siç është Vlora dhe unë do të thoja që është një rast jashtëzakonisht i mirë, edhe për mua, edhe për kompaninë edhe për partnerët që bashkëpunojnë në këtë projekt.

Do jem krenar unë që një ofertë e tillë ndodh këtu në vendin që unë dua, në vendin ku më rëndon koka, dhe jam krenar që këtë punë e bëj për popullin tim dhe me njerëzit që kanë kontribuar në ndërtimin e Shqipërisë moderne, europiane. Me një vizion të përbashkët ne do tia dalim. Nuk mbetet asgjë tjetër pos të fillojmë punën, dhe siç tha ministrja ti shkurtojmë afatet ligjore sa më tepër”, tha Pacolli.

Kryeministri Edi Rama tregoi deatje lidhur me projektimin e ndërtimit të aeroportit dhe pengesat që shtynë për disa herë realizimin. Pandemia, dështimi i negociatave me kompani të dhe bllokimi i financimeve për industrinë aeroportuale zgjati afatet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

"Ka qenë histori për libër, historia e rrugës sonë për të ardhur deri këtu. Qysh në krye të herës kur filluam negociatën me atë që ndërtoi aeroportin e Stambollit. Ishte fantastik, me kapacitete të jashtëzakonshme, me fuqi financiare absolutisht të padiskutueshme, por në fund Begjeti e di, kush bën biznes nuk do e me e dit shumë sa i madh është volumi, por do me dit pjesën e vet të fitimit. Në konkluduam që oferta e bërë nga konsorciumi nuk ishte e përshtatshme. U detyruam të mbyllim pa sukses negociatat.

Virusi, i cili siç e dimë të gjithë mbylli botën, dhe sot e gjithë ditën është e qartë se industria më e goditur nga të gjitha industritë e bombarduara nga armiku i padukshëm është industria aeroportuale.

Të interesuarit na çuan kërkesat për të pezulluar garën, gara u pezullua për t’u rihapur pas verës së shkuar. Mirëpo gjatë kësaj periudhe ndodhi bllokimi i financimeve për industrinë aeroportuale për investime të reja, sepse investimet nga qeveria ishin për pagat e luftës për mbijetesën e sektorit. Kompanitë nuk mund të angazhoheshin, dhe na la përsëri jashtë procesit dhe mesa duket gjërat ndodhin gjithmonë për një arsye,  tha Rama.

Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku trgoi se punimet do të zhvillohen në disa faza, ku faza e parë do të jetë ajo përgatitore.

“Punimet do të nisin  brenda 14 muajve. Do të ketë një fazë përgatitore. Kompania do të bëjë një studim të detajuar mjedisor. Do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për përmbushjen e kushteve paraprake si dhe dorëzimit përfundimtar të masterplanit. Ndërsa 6 muaj do të jenë për marrjen e lejeve.

Në fazën e parë, që përfshin ndërtimin e terminalit të pasagjerëve dhe kjo kontratë nënshkruar për 36 muaj. Faza e dytë, e cila konsiston në zgjerimin e terminalit do të përfundojë pas vitit të 4 të operimeve. Kemi një kontratë që ndahen në faza për shkak edhe të numrit të pasagjerëve.

Aeroporti i Vlorës do të ketë jo vetëm injektimin direkt mbi 100 mln euro investim në ekonomi, por ndikimet indirekte të këtij aeroporti janë të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Balluku.

Në muajin mars u shpall kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, e cila është konsorciumi “Mabco Construction”. Vlera e investimit kap shifrën  prej 104 milionë euro.

Të fundit