Flash News

E-TJERA

"Nëse fiton Rama", Meta: Nuk i jap firmë për kryeministër, i çoj zarfin dhe do të dal në bulevard

"Nëse fiton Rama", Meta: Nuk i jap firmë për

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nëse kryeministri Edi Rama siguron një mandat të tretë, nuk do ta dekretojë për të formuar qeverinë e re.

I ftuar mbrëmë në Syri tv, Meta paralajmëroi se nëse Rama fiton në mënyrë demokratike 71 mandate, atëherë ai lë presidencën e del në bulevard.

“Unë po bëj çdo gjë që zgjedhjet të jenë sa më të ndershme, deri tani janë cenuar rëndë vetëm nga Edi Rama, askush tjetër. Apeloj nga ky moment, deri në zgjedhje të gjithë të reflektojnë, që shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të dielën, që të kemi një proces votimi të lirë dhe numërimi me integritet. Unë nuk pres zgjedhje daneze, aq më tepër nga një kryeministër si Rama.

Nëse fiton në mënyrë demokratike, unë atij firmë për kryeministër nuk i jap, por një dorëheqje ja çoj, merre bëje edhe presidentin ti. Unë po ta jap edhe presidentin, unë po dal në bulevard, unë e respektoj vendimin e popullit. Nëse populli i jep 71 mandate unë dal në bulevard dhe iki. Cfarë do të bëj unë një vit më shumë në Presidencë, cfarë do të bëj?” u shpreh Meta.

 

Të fundit