Flash News

E-TJERA

"Nëse humbasim, jep dorëheqjen. E regjistruam?", kërkesa live e Ori Nebiajt për Bashën

"Nëse humbasim, jep dorëheqjen. E regjistruam?",

Në fund të marsit - në ditët e para të fushatës elektorale - në një emision të dedikuar "Portreteve të reja të kandidatëve" në Opinion në Tv Klan, kandidatja për deputete, moderatorja Ori Nebijaj bëri kërkesë live për Lulzim Bashën.

Me gjithë sigurinë dhe këmbënguljen që PD-ja do fitonte, Ori Nebijaj iu drejtua kamerës dhe i kërkoi live Bashës të jepte dorëheqjen nëse do kumbisnin.

“Z.Basha, ne do fitojmë. 18 mandate të sigurta. Të lutem, nëse ne humbasim, jep dorëheqjen”, deklaroi Nebijaj me 31 mars në Opinion.

Ori Nebijaj ka kandiduar e 18-a në listën e Tiranës dhe ende po numërohen kutitë në Tiranë dhe nuk ka një rezultat përfundimtar por deri tani PD-ja ka siguruar vetëm 15 mandate dhe PS-ja 18 mandate. Nëse Ori arrin të thyejë hersin do mund ta shohim deputete në Kuvendin e Shqipërisë.  

Të fundit