Flash News

E-TJERA

“Nëse nuk kthehesh me mua, të vras”, zbardhen mesazhet kërcënuese që i dërgonte shqiptari Vanesës

“Nëse nuk kthehesh me mua, të vras”, zbardhen mesazhet

Ditën e djeshme Italia u trondit nga vrasja e Vanessa Ballan, nëna e një fëmije 4 vjeç dhe aktualisht në muajin e 3 të shtatzënisë.

Shqiptari Bujar Fandaj e kërcënoi me vdekje dhe video intime të cilat pretendonte se i ruante në telefon. 

"Nëse nuk kthehesh me mua do të të vras. Nëse nuk kthehesh do t'i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë". 

Sipas ligjit ato quhen përndjekje dhe ndërsa për Vanessën ishin një makth. Sepse Nicola nuk dinte asgjë për atë histori dhe ajo ishte e tmerruar se ajo marrëdhënie kalimtare mund të prishte përgjithmonë historinë e gjatë të dashurisë me djalin që takoi kur ishte adoleshente. 

Por, pas shumë kërcënimeve, ajo vendosi që ta kallëzojë të dashurin e saj në polici. Emri i Bujar Fandajt u regjistrua në kartelat e karabinierëve më 26 tetor. Të nesërmen iu ushtrua kontroll në banesë dhe iu konfiskua celulari dhe kompjuteri.

Ndërkohë që Vanessa kishte paraqitur letrat për të marrë lejen e lindjes, pasi puna e saj konsiderohej e rrezikshme dhe në kontakt të ngushtë me shumë njerez.

Të fundit