Flash News

E-TJERA

Nesër "heshtje zgjedhore", ku do ta mbyllin fushatën sot PS dhe PD

Nesër "heshtje zgjedhore", ku do ta mbyllin fushatën sot PS

Sot është dita e fundit e aktiviteteve elekotrale, pasi nesër është zyrtarisht "heshtje zgjedhore" dhe me Kod Zgjedhor nuk lejohet asnjë aktivitet politik.

Përgjatë 30 ditëve, kandidatët për deputetë kanë shpalosur programet e tyre politike nga Veriu në Jug, por përmbyllja e fushatës nga dy partitë kryesore politike PD, PS do jenë në skaje të ndryshme.

Mësohet se kryeministri Edi Rama do ta mbyllë fushatën elektorale në orën 18:00 në Vlorë, aty ku kandidon dhe vet për deputet. Kujtojmë që Vlora është "pika e nxehtë" e përplasjes PS-LSI, por edhe me presidentin Ilir Meta. Rama mbylli mbrëmë fushatën për qarkun e Tiranës në Sheshin Skënderbej.

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbylljes së fushatës në disa qytete, (aktualisht në Shkodër) do ta përmbyllë turin në Tiranë në orën 19:00. Pas Shkodrës Basha do të jetë në Lezhë, ndërsa rreth orës 17:00 do të jetë në Elbasan.

E diela do jetë dita kur qytetarët do të vendosin me votë të zgjedhurin e tyre.

Të fundit