Flash News

E-TJERA

Nesër në Tiranë, përkujtimore për aktivistin konservator Charlie Kirk

Nesër në Tiranë, përkujtimore për aktivistin

Të dielën, më 21 shtator, në Tiranë do të mbahet një përkujtimore në nder të aktivistit amerikan Charlie Kirk, i cili humbi jetën tragjikisht pak javë më parë.

Ceremonia do të zhvillohet në orën 18:00, përpara Akademisë së Arteve, ku pritet të marrin pjesë qytetarë, simpatizantë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Charlie Kirk ishte një nga figurat më të njohura të konservatorizmit amerikan, themelues i lëvizjes Turning Point USA, i angazhuar në mbrojtjen e vlerave konservatore dhe lirisë individuale. Ai ishte i njohur edhe për lidhjet e ngushta me ish-presidentin Donald Trump.

Aktivisti 30-vjeçar humbi jetën tragjikisht gjatë një fjalimi në kuadër të turit të tij “American Comeback Tour”, kur u qëllua për vdekje nga 22-vjeçari Tyler James Robinson.

Të fundit