Flash News

E-TJERA

“Nesër nis printimi i fletës së votimit”, Celibashi: Do ketë dhe elementë sigurie të padukshëm

“Nesër nis printimi i fletës së votimit”, Celibashi:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaron se ditën nesërme (e mërkurë) do të nisë printimi fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në emisionin “Opinion”, Celibashi thekson se fleta e votimit do të ketë elementë të dukshëm dhe të padukshëm, gjë e cila do të bëjë të mundur shmangien e manipulimit të votave.

Nesër në mëngjes fillon printimi i fletës së printimit. Nuk dua ta fsheh qe preferenca ka qenë për një kompani të huaj, kjo kompani ka një eksperiencë 25 vjeçare ne Shqipëri.

Në realitet do të ketë element sigurie të dukshme e të padukshme. Numri i zgjedhësve janë rreth 3.5 milionë, ai është numri dhe teorikisht aq duhet të votojmë.”-tha Celibashi.

Të fundit