Flash News

E-TJERA

Nesër takimi me deputetët, Bardhi: I kam ftuar të gjithë, edhe Bashën

Nesër takimi me deputetët, Bardhi: I kam ftuar të gjithë,

Deputeti Gazment Bardhi ka thirrur nesër në një takim të gjithë deputetët e opozitës. Në një prononcim për mediat sot nga Kuvendi, Bardhi tha se ftesa është për të gjithë.

AI tha se në takim ka ftuar edhe Lulzim Bashën, ndërsa shtoi se këtij të fundit i duhet të fitojë besimin e demokratëve.

“Z. Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve, vota e 19 pro tij do të jetë e Gazment Bardhit. Unë kam ftuar të gjithë deputetët e PD-së, Aleanca për Ndryshim, me vullnetin e mirë për të përcaktuar axhendën e përbashkët parlamentare. Të gjithë bashkë si deputetë të opozitës.

Unë ftoj secilin koleg të bëhet pjesë e atij takimi. Do jemi në një sallë për të diskutuar si ka funksionuar opozita për këto vite, për t’i dhënë fund asaj situate që na ka vënë në siklet në sallën e parlamentit”, tha Bardhi.

 

Të fundit