Flash News

E-TJERA

Nesër zyrtarizohet marrëveshja, Italia njeh patentat shqiptare

Nesër zyrtarizohet marrëveshja, Italia njeh patentat shqiptare

Nesër do të zyrtarizohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e patentave shqiptare nga shteti fqinj. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. 

"LAJM I MIRË - Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali" shkruan Rama.

Ky vendim vjen pas vizitës së kryeministrit Edi Rama më 5 Mars në Itali, ku gjatë konferencave për mediat i kërkoi ministrit të Jashtëm italian, Luigi Di Maio njohjen e patentave, sipas tij ato kishin ngecur në korridoret unikë të burokracisë italiane.

Të fundit