Flash News

E-TJERA

Neymar hyn në historinë e Brazilit, thyen rekordin e Pele-s

Neymar hyn në historinë e Brazilit, thyen rekordin e Pele-s

Neymar ka një vend të ri në historinë e futbollit brazilian.

Ylli i Hilalit shënoi dy herë në fitoren 5-1 të Brazilit ndaj Bolivisë të premten, me golin e parë duke lënë pas Pelé si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares braziliane. Neymar hyri në ndeshjen e barabartë me Pelen, i cili vdiq dhjetorin e kaluar, me 77 gola në karrierë.

Goli i historisë u shënua në minutën e 61-të, nga  Neymar që goditi në një top që i rrëshqiti shokut të skuadrës Rodrygo për të kaluar Brazilin në epërsi 4-0. Ai e festoi golin duke imituar grushtin e Peles në ajër.

Të fundit