Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Basha te Majko, kush janë emrat më të përfolur për presidentin e ri

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi sot se brenda datës 24 maj do të kemi emrin e Presidentit të ri ose Presidentes së re të Republikës së Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se procedura e zgjedhjes së Presidentit merr 5 raunde në Kuvend duke theksuar se kalendari për këtë çështje do të miratohet në mbledhjet pasardhëse, ndërsa presidentit të Republikës Ilir Meta i përfundon mandati më 24 korrik.
Por, kush janë emrat që po përfliten në media për të marrë në dorë institucionin e kreut të shtetit pas Metës?
Duke iu referuar shkrimit të Lapsi.al, rendisim më poshtë disa nga emrat më të përfolur për kreun e ri të shtetit:
Gramoz Ruçi
Tërheqja e papritur nga politika pasi fitoi mandatin e deputetit në 25 Prill u shoqërua me pëshpëritjet për një kërcënim me “non grata” për Gramoz Ruçin. Megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi. Ruçi ende ruan kontaktet me figurat kryesore të Partisë Socialiste dhe megjithëse pa grada, vazhdon të qëndrojë në prapaskenë të ambicieve politike të PS. Votimi si president do të ishte kurorëzimi i natyrshëm i një karriere të gjatë politike, aq të gjatë sa mund të jetë problem në vetvete. Gramoz Ruçi ka qenë edhe ministri i fundit i brendshëm i diktaturës së proletariatit.
Valentina Leskaj
Që Edi Ramës i duhet një grua për të kamufluar një marionetë, kjo është tashmë një histori e njohur. Jo më kot, në qeveri ka aq shumë gra. Jo më kot, të gjitha shohin tek ai një Skënderbe, një Zeus apo një prijës të pagabueshëm që i dominon vetëm me shikim. Valentina Leskaj ka mbajtur postin e kryetares së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. I shkon për shtat një prezencë ceremoniale boshe dhe ç’është më e rëndësishmja, di të heshtë. Edhe pas mënjanimit që i bëri Rama nga partia dhe pushteti, ajo asnjëherë nuk i është dorëzuar vanitetit dhe të ketë pëshpëritur një fjalë më shumë, por ka ruajtur inercinë e rreshtit.
Pandeli Majko
Ndoshta ka ardhur koha që Pandeli Majko të ketë një arsye të qenësishme për të qeshur nga Edi Rama. Të qeshurat pa shkak me kryetarin e çuan në një rrugë pa krye. Rama ia preu në mes karrierën politike dhe Majko e priti kokëulur goditjen. Asnjë ankesë, asnjë kundërshtim, asnjë nismë politike, vetëm heshtje. Ndoshta i pajtuar me faktin se pushteti i Edi Ramës shkon përtej fuqisë politike të Pandeli Majkos. Ndoshta duke parë fatin e atyre që kundërshtuan dhe e pësuan. Në të njëjtën kohë, duke provuar se për kaq vite në politikë ka qenë i mbivlerësuar. Të gjitha këto, janë pikë në favor të kandidimit të tij si president, megjithëse vetë Rama duket se e ka humbur kiminë e dikurshme me Majkon.
Mimi Kodheli
Për faktin se është grua, niset disa hapa para kandidatëve të tjerë, por kur vjen puna te Mimi Kodheli duhet patur parasysh se ishte në listën e të ndëshkuarve para 25 Prillit. Jo vetëm kaq, por natyra impulsive në reagime e penalizon ish-Ministren e Mbrojtjes për të marrë një post, që kërkon maturi, qetësi dhe seriozitet. Jo më kot, ajo ka zbritur disa shkallë në renditjen e preferencave të Ramës, megjithëse ka qenë një ndër bashkëpuntoret e hershme dhe ndër prurjet e para në Partinë Socialiste. Më shumë se një kandidaturë reale, Kodheli do të përflitet si presidente e ardhshme, thjesht për numër.
Ilir Meta
Që e kishte menduar një mandat të dytë si president, këtë e pranoi në një intervistë për ATV, por tha se pas humbjes së opozitës në 25 Prill, e shtyu për 20 vjet si opsion. Rizgjedhja e Ilir Metës nga socialistët për një mandat të dytë në krye të presidencës duket zgjedhja më pak logjike, pas konfliktit konstant presdencë-qeveri. Por në anën tjetër, kjo do të ishte mënyra e vetme për ta parandaluar bashkëpunimin Berisha-Meta në fushatë. Koalicioni u ngjiz për 6 Mars. Pa Metën në krah, Berisha ia doli të fitojë i vetëm një bashki duke nxjerrë jashtë loje Lulzim Bashën. Çfarë do të ndodhë nesër kur Berisha-Meta të jenë të dy bashkë në fushatë?
Lulzim Basha
I dorëhequri i pak ditëve më parë mund t’i shërbejë Ramës si pjesë e fasadës se sistemi funksionon. Sado qesharake të duket, vetë Basha e shpërndau thashethemin se i ishte premtuar një post në krye të shtetit, para se të jepte doreheqjen si kryetar i PD. Duket si një nga gënjeshtrat më të dëshpëruara që ka thënë ndonjëherë, megjithatë Basha ende ruan kontrollin e selisë, vulës dhe logos së Partisë Demokratike nëpërmjet të besuarve të tij dhe ka ende çfarë t’i ofrojë Edi Ramës, megjithëse kuotat politike i kanë shkuar në fund. Një nga “dhuratat” ishte mbajtja e ngrirë e Partisë Demokratike, pa kryetar, deri pas zgjedhjeve lokale, një ofertë që do të joshte çdo kundërshtar politik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38