Flash News

E-TJERA

Nga bashkia në qeli, si e rrëzoi Safet Gjicin skandali s*ksual disa javë pas fitores

Nga bashkia në qeli, si e rrëzoi Safet Gjicin skandali s*ksual disa

Qytetarët e Kukësit po votojnë sot për kreun e ri të bashkisë, pas shkarkimit dhe arrestimit të Safet Gjicit i cili u përfshi në një skandal seksual në zyrat e shtetit.

Fitorja e Gjicit e pati shijen e shkurtër pasi gati një muaj më vonë, ish-kreu i Bashkisë së Kukësit u përfshi në një skandal të rëndë. Në media nisi të qarkullojë një video, ku Safet Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime me një grua. Kjo e fundit u identifikua më vonë si Alma Kaçi.

Pas kryerjes së aktit, Kaçi i kërkoi Gjicit që ta ndihmonte për një tender për sterilizimin e qenve.

Disa orë pasi skandali u përhap me shpejtësi, Gjici njoftoi përmes një postimi në Facebook dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut. Dhe fill pas kësaj, qeveria njoftoi shkarkimit e tij.

Aktualisht, Gjici ndodhet pas hekurave në paraburgim i akuzuar për korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë. Ndërsa Alma Kaçi u la në “arrest shtëpie”. Kaçi ka depozituar disa herë kërkesën për të përfituar një masë më të lehtë sigurie, por është refuzuar nga gjykata.

Në një rast të ngjashëm skandali seksual e ka humbur detyrën edhe ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Sot në garë për Bashkinë e Kukësit sot janë Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

 

Të fundit