Flash News

E-TJERA

Nga rasti 'Xhisiela' te akuzat për 'trafik dr*ge', rrugëtimi penal i Rrexhep Rrajës

Nga rasti 'Xhisiela' te akuzat për 'trafik dr*ge',

Rexhep Rrajës, djalit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është një nga 6 personat e arrestuar së fundmi në një operacion të goditjes së një grupi kriminal pët 'trafik droge'. 
Rexhep Rraja nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Ai u shfaq për herë të parë në skenën publike në vitin 2018, pasi ish-e dashura e tij, Xhisiela Maloku, depozitoi një kallëzim për dhunë dhe përndjekje. Çështja do të shndërrohej menjëherë në një histori me ngarkesë të fortë politike, për shkak të lidhjes familjare me deputetin e PS-së.

Nga rasti 'Xhisiela' te akuzat për 'trafik dr*ge',

Maloku deklaronte se ishte dhunuar fizikisht, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pasqyronte dëmtime në trupin e saj.
Në shtator 2018, Rraja u arrestua për akuzën e perndjekjes dhe dhunës. 
Më vonë, në dhjetor 2018, gjykata vendosi që Rraja të mos vuante dënim me burg, por të kryente 1 vit shërbim prove. Vendimi shkaktoi debat, pasi opozita e lidhte këtë me ndikim politik, ndërsa pala mbrojtëse këmbëngulte se akuzat ndaj tij nuk ishin provuar.
Edhe pas mbylljes së çështjes “Xhisiela”, emri i Rrajës ose i familjes së tij u përmend sërish në disa incidente të raportuara nga media.

Rexhep Rraja është i riu që u filmua teksa godiste me shkop bejsbolli dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Majën.

Nga rasti 'Xhisiela' te akuzat për 'trafik dr*ge',

Në dhunimin barbar të dy kushërinjve, ngjarje e ndodhur në vitin 2023, u përfshinë edhe anëtarë të fisit Rraja, si dy vëllezërit e deputetit socialist, Xhelal e Flamur Rraja, ku ky i fundit i drejtonte armën një prej të dhunuarve që ndodhej pa ndjenja në dyshemenë e lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Këto episode krijuan përshtypjen e një problematike më të thellë që nuk mund të lexohet si një rast i izoluar, por si pjesë e një historie të përsëritur të konflikteve dhe përplasjeve me ligjin.

 

Të fundit