Flash News

E-TJERA

Nga Ekuadori në Roterdam: Si trafikohej d*oga nga grupi i Inez Hajrulla, përdonin rrjet financiar të sofistikuar

Nga Ekuadori në Roterdam: Si trafikohej d*oga nga grupi i Inez Hajrulla,

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur episode të trafikut të drogës të kryera nga grupi kriminal i Inez Hajrulla. Hetimet, të bazuara në komunikime të koduara përmes platformës SkyEÇ, kanë zbardhur disa raste të transportit dhe sekuestrimit të sasive të mëdha të lëndëve narkotike në shtete të ndryshme të Europës.

Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një ngarkesë prej 750 kilogramësh kokainë, e porositur në Ekuador dhe e destinuar për tregun europian. Sipas hetuesve, grupi kishte ngritur një mekanizëm financiar të sofistikuar për blerjen, transportin dhe shpërndarjen e drogës, duke përdorur identitete të ndryshme dhe struktura të fshehura financiare.

Në një tjetër rast, autoritetet greke kanë sekuestruar 14 kilogramë kokainë në një kamion që udhëtonte nga Holanda. Hetimet tregojnë se mjeti transportonte drogë me destinacion Italinë dhe se transporti ishte organizuar nga anëtarë të grupit kriminal.

Gjithashtu, autoritetet gjermane kanë sekuestruar 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë, ku dyshohet se porositës dhe financues të ngarkesës ishin anëtarë të grupit kriminal. Hetimet kanë zbuluar se grupi kishte investuar edhe në mjete lundruese për transportin e lëndëve narkotike.

Përveç kokainës, janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike cannabis sativa: 227 kilogramë në pikën doganore Ipsala në Turqi dhe rreth 500 kilogramë në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes rrugëve tokësore drejt tregjeve të huaja.

Sipas hetimeve, grupi kriminal përdorte rrjete të sofistikuara komunikimi dhe financimi për të koordinuar trafikun ndërkombëtar të drogës, duke shfrytëzuar korridore transporti detare dhe tokësore.

 

Të fundit