Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga paketa fiskale te ligji për amnistinë/ Kërkesat e Dhomës së Tregtisë dhe Shoqatave të Biznesit për qeverinë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dhe Shoqatat e Biznesit kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për paketën fiskale 2023.
Ato kanë shprehur një sërë propozimesh që qeveria duhet të përmbushë duke argumentuar se paketa fiskale e kërkuar nga qeveria, synon më shumë gjoba dhe penalitete në një kohë krize. Njëzëri, ato deklarojnë se kjo paketë është e pamjaftueshme.
DHTI dhe Shoqatat e Biznesit propozojnë për qeverinë: Ulja e ngarkesës fiskale; Miratimi i ligjit për amnistinë fiskale duhet të marrë në konsideratë edhe amnistimin e kapitaleve/vlerave financiare të subjekteve tregtare; Të pezullohet detyrimi i parapagimit të TVSH-së; Heqja dhe reduktimi i TVSHs- për lëndët e para.
Deklaratë e Përbashkët e DHTI-Tiranë me Shoqatat e Biznesit për paketën fiskale 2023
DHTI-Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me disa shoqata biznesi si: Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar, Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, Shoqata e Ndërtuesve, Qendra e Eksporteve, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Shoqata e Konvertuesve të Plastikës, paraqesin këtë deklaratë publike drejtuar qeverisë Shqiptare për paketën fiskale 2023.
–Duke vlerësuar situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi, si rrjedhojë e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe pasojave negative që po krijohen nga rritja e çmimeve në tregun global,
– Duke ditur se tregu shqiptar është i varur totalisht nga importi i energjisë (naftës, gazit), energjisë elektrike ( reth 30%), nga lëndët e para dhe ndihmëse, i ekspozuar dhe i pambrojtur nga koniukturat e çmimeve në bursat ndërkombëtare;
–Deklarojmë se Industritë prodhuese, agroindustria, ndërtimi dhe sektorë të tjerë të ekonomisë po përballen me rritje të kostove të prodhimit që shkojnë mbi 50%.
-Një krizë e tillë në tregun global që nuk i dihet se kur e ka fundin e saj, thellon rëndimin e situatës ekonomike në Shqipëri, aq më shumë me ndikim për industritë prodhuese që ende vuajnë edhe pasojat e shkaktuara nga tërmeti i Nëntorit 2019 dhe pandemia, që po i çon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme/SME drejt falimentimit;
-Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit, duke u njohur me paketën e re fiskale të propozuar nga Ministria e Financave, shprehen njëzëri se:
-Paketa fiskale e propozuar nuk është e mjaftueshme për përballimin e kësaj krize të rritjes së çmimeve.
-Është nevojë imediate që nga ana e qeverisë të ndërmerret një paketë e strukturuar e mbështetjes financiare, për të perballuar rritjet e kostove të prodhimit për shkaqet e cituara më lart, duke u përqendruar tek industritë prodhuese;
Sa më poshtë propozojmë:
1. Ulja e ngarkesës fiskale, duhet të vlerësohet si masa kryesore që duhet të ndërmarrë qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve në tregun botëror;
Miratimi i ligjit për amnistinë fiskale do të jetë një mbështetje për ekonominë. Projektligji i cili po ripunohet nga qeveria, duhet të marrë në konsideratë edhe amnistimin e kapitaleve/vlerave financiare të subjekteve tregtare.
Kapitalet e mësiperme që do të legalizohen në favor të subjekteve tregtare fillimisht duhet të jenë verifikuar në mënyrë të detajuar pasqyrat financiare të secilit prej subjekteve tregtare, dhe së dyti, pasi të jetë paguar tatimi mbi fitimin e kapitaleve të saktësuara të subjekteve tregtare.
Ndërmarrja e masave emergjente deri në përfundimin e krizës:
3. Të pezullohet detyrimi i parapagimit të TVSH-s në doganë për importin e lëndëve të para për industritë prodhuese;
4. Të bëhet menjëherë rimbursimi i TVSH-s së mbrapambetur;
5. Heqja e TVSH-s për të gjithë listën e makinerive dhe të pajisjeve, që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin, për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme fotovoltaike dhe eolike;
6. Heqja e kufirit të TVSH-së për importin e makinerive që përdoren për investim, përjashtimi nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave, pasi rritja 10-fish e këtij tavani nga 50 milion në 500 mil. LEKË, po ndikon në uljen e interesit të investitorëve vendas dhe të huaj, për të investuar në teknologji, veçanërisht në të gjitha industritë prodhuese;
7. Për kompanitë që investojnë në energjitë e rinovueshme (dielli, erës), deri në vitin 2030, të përjashtohen nga nga tatim fitimi;
8. Të hiqet taksa e pasurive, sidomos për ndërmarrjet prodhuese dhe atyre që kanë sipërfaqe të mëdha, pasi kjo taksë po i rëndon së tepërmi ;
Krijimi një fondi garancie për kreditimin e industrive prodhuese nga bankat e nivelit të dytë.
Nëpërmjet këtij fondi i ngritur me kontributin e qeverisë dhe donatoreve do të lehtësohet aksesi për kredi për bizneset që operojnë në sektorin e industrive prodhuese, agroindustrisë etj.
Fondi i garancisë të operojë deri në 5 vjet,të krijojë kushte lehtësuese kreditimi, për një periudhë mospagimi deri në 1 vit, me interesa 0- 1 %.
Për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë:
i) Normë të reduktuar të TVSH-s në shitje për sektorin e përpunimit të qumështit në 6% siç e kanë aktualisht edhe vendet e rajonit;
ii). Heqjen e akcizës së gazit në 6 lekë/litër. Në të gjithë rajonin dhe vendet e BE-s industria përpunuese është e përjashtuar nga akciza e gazit dhe i njëjti model duhet të implementohet edhe në vendin tonë;
iii) Gjithashtu kërkojmë që në sektorët që do të mbështeten nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2023, të përfshihen patjetër skemat e subvencionimit si më poshtë vijon:
a)Mbështetje direkte 10 lekë për litër qumësht PA LIMIT të dorezuar në pika të licencuara grumbullimi ose përpunimi;
b)Mbështetje direkte 10 000 lekë për çdo krerë lopë PA LIMIT të numrit të krerëve;
c) Mbështetje direkte 2 500 leke për çdo krerë dele/dhi PA LIMIT të numrit të krerëve;
d) Mbështetje direkte 4 500 lekë për krerë lopë PA LIMIT nëse e dërgon në thertore te licencuar;
e) Mbështetje direkte 800 lekë për krerë dele/dhi PA LIMIT nëse e dërgon në thertore të licencuar;
f) Mbështetje direkte 20 000 lekë /ha PA LIMIT per toke te mbjelle nga fermat dhe blegtoret ne funksion te blegtorise me miser, etj (plus 10 000 lekë nëse përdoret farë e certifikuar);
iv)Heqja dhe reduktimi i TVSHs- për lëndët e para si:
-Heqja e tvsh së bersisë së sojës meqënëse është një produkt që nuk prodhohet në vendin tonë.
-Heqja e tvsh së mineraleve, vitaminave e premikseve që përdoren për ushqim për kafshë dhe zogj.
-Reduktimi i tvsh per miser dhe grurë që përdoret për ushqim per kafshe.
v) Te subvencionohet sektori i prodhimit të mishit të shpendëve (është i vetmi sektor që nuk ka përfituar asnjë subvencion)në masën 40-50 lekë/kg mish të prodhuar/shitur. Kjo do ndihmonte edhe në formalizimin e këtij sektori;
vi) Vendosja e taksësdoganore të importit për produktet e ushqimit për kafshë.
Ushqimet për kafshë që importohen kryesisht nga Serbia, Italia dhe Kroacia, çmimet e shitjes së tyre janë 10-15% më të lira se prodhimi i vendit ( kompania Agrotek Alb), duke e konkuruar padrejtësisht. Kjo konkurencë nga importi, krahasuar me Shqipërinë është se këto shtete subvencionojnë prodhimin e ushqimeve të kafshëve.
Kapacitetet e prodhimit të këtyre produkteve në Shqipëri mund të përballojnë kërkesat që ka tregu.
Edhe Kosova që në muajin Prill 2022, zbaton vendimin “Për caktimin e masës mbrojtëse antidumping në importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia.
Të reduktohen taksat vendore për sektorin e agrobiznesit, si taksa prone, trualli, arsimi etj (prodhim ushqimesh blegtorale, rritje kafshësh, zogj, prodhim qumështi etj);
12.Heqja e akcizës për gazin. Ndryshimet që u miratuan nga qeveria për vendosjen e akcizës 6 lekë/litri aktualisht rëndon në kosto një pjesë të madhe të prodhuesve që përdorin gazin si lëndë djegëse për prodhim industrial. Nëse qeveria do të mbajë këtë akcizë duhet nga ana tjetër të zbatojë mekanizmin e rimbursimit;
13.Të hiqet Taksa 3% për banesat sociale (neni 19 i Ligjit Nr.22/2018 “Për Strehimin Social”) . Kjo taksë konsiderohet diskriminuese, pasi penalizon ose vë para detyrimit vetëm sektorin e ndërtimit. Në këto kushte, propozojmë që kjo te behet taksë kombëtare të jetë 1% e fitimit, duke e shtuar tek tatim fitimi ku nga 15% të bëhet 16%;
14. Heqja e tarifës së skanimit për të gjitha automjetet që transportojne mall në vlerë më të vogël se 2,000 euro. Për një automjet me vlerë totale 1001 euro në total mall, paguhen 25 euro skanim, i cili nuk kryhet e nuk është kryer ndonjëherë;
DHTI-Tiranë dhe shoqatat e biznesit që janë pjesë e kësaj deklarate, nëpermjet këtyre propozimeve presin nga qeveria fillimin sa më parë të aksioneve konkrete, me qëllim për të kapërcyer pasojat e kësaj krize të rritjes së çmimeve, për t’i dhënë sipërmarrjes një frymëmarrje dhe mbështetje financiare që është e domosdoshme për kthimin sa më parë në normalitet te saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
