Flash News

E-TJERA

Allambresi, fshati që nuk u braktis nga banorët por nga bashkia. Bisedat që nxjerrin 'zbuluar' kryebashkiaken e PS

Allambresi, fshati që nuk u braktis nga banorët por nga bashkia.

Nuk ka zonë rurale në Shqipëri, që gjatë periudhës së zgjedhjeve elektorale (sikurse ishte dhe 14 maji i këtij viti), të mos mbështillen nga “tentakulat e premtimeve” boshe nga ana e pushtetarëve politikë.

Një luftë që bëhet për vota dhe jo për mirëqenien e këtyre personave që banojnë në këto zona.

Kështu ka ndodhur dhe me banorët e fshatit Allambres, të Bashkisë së Dimalit. Ekzaktësisht lagjja Velaj, dhe pse e gjallëruar nga njerëzit të lë përshtypjen e një vendi të shkretuar, pasi rruga e vetme ku këta banorë qarkullojnë, është në gjendje tmerrësisht të keqe.


“Fjalët i kanë të bukura”, kështu shprehet banorët e fshatit Allambres, duke ia adresuar këto fjalë “Bashkisë së Dimalit”, teksa shprehen se dhe kësaj herë “u ngopën” me premtime boshe.

Në një prononcim për Politiko.al, një banor i  zonës ka treguar se rrugën para disa kohësh ata e kanë shtruar vetë, ku secili prej banorëve ka investuar nga xhepi i tyre duke grumbulluar para dhe më pas kanë blerë disa materiale dhe kanë shtruar pjesët më problematike.

Por a e gëzuan këtë rrugë?!

Para ca kohësh u bëmë të gjithë, mblodhëm lekë për të shtruar rrugën. Këtë nisëm e morëm ne që kishim makina që lëviznim çdo ditë, sepse shkonim në punë. Dhe banorët e tjerë na ndihmuan të gjithë, se ishte hallë i përbashkët. Me aq mundësi sa kishim, mbushëm gropat më të mëdha dhe e kthyem në një gjendje të pranueshme rrugë. Por kjo nuk zgjati shumë, se bashkia do na sillte ujësjellësin dhe na e prishi komplet rrugën pasi hapnin kanale që të kalonin zorrët”, ka thënë banori.

Allambresi, fshati që nuk u braktis nga banorët por nga bashkia.
Momenti kur rruga e shtruar u prish nga bashkia

Një tjetër banor, ka thënë se disa herë i kanë shkruajtur kryetares së Bashkisë, Juliana Memaj, duke ja adresuar këtë problem, por asnjëherë nuk ka parë ndonjë investim, pavarsisht se i ka shkruajtur vazhdimisht që prej vitit 2017.

Kush e di sa herë i kemi shkruar kryetares, i kemi nisur dhe video të rrugës, qe ta shikonte në ça gjendje është, po asnjëherë s’kemi marrë përgjigje. Erdhi kësaj here para zgjedhjeve dhe tha që do e shtrojë dhe rrugën e lagjes tonë, por ja e shikoni vet sa është shtruar. Vajti mbushi ato vendet në Cukalat, Krotinë dhe këtej as nuk e mori mundim fare”, shprehet banori.

Allambresi, fshati që nuk u braktis nga banorët por nga bashkia.
Bisedat e banorit me kryetaren

Allambresi, fshati që nuk u braktis nga banorët por nga bashkia.

Politiko.al mëson nga banorët se ka pasur dhe raste të tjera që mediat kanë shkruar për rrugën, por mesa duket Bashkia “nuk e ka vënë ujin në zjarr”.

Banorët shprehet se u bën habi fakti pse nuk investohet në lagjen e tyre, pasi është dhe zonë e banuar nga afro 450 persona të cilët janë të regjistruar në gjendjen civile.


Ata kërkojnë me ngut që thirrja e tyre të dëgjohet dhe rruga të bëhet e qarkullueshme, aq më tepër tani që sikurse thonë dhe ata është sezoni i ullirit dhe duhet të lëvizin nëpër fabrikat e zonave përqark.

Le të shpresojmë që kësaj herë diçka do të ndryshojë...

 

Të fundit