Flash News

E-TJERA

Nga Shqipëria në Itali/ Ambasada: Kush lejohet të kalojë kufirin pa tampon

Nga Shqipëria në Itali/ Ambasada: Kush lejohet të kalojë

Ambasada Shqiptare në Itali nëpërmjet një njoftimi zyrtar bën të ditur se cila është kategoria e udhëtarëve që duan të lëvizin nga 22 prilli deri më 30 prill 2021 nga Shqipëria në vendin fqinj, të cilët s'është e nevojshme të bëjnë tampon për COVID-19.

"Nga 22 prilli deri më 30 prill 2021 (nëse nuk do ketë shtyrje), është e detyrueshme për ata që hynë në Itali nga Shqipëria që të pajisen një test molekular ose antigjenik negativ, i cili duhet të jetë kryer përmes tamponit brenda 48 orëve përpara hyrjes në territorin italian.

-Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: hynë në Itali dhe qëndrojnë për një periudhë jo më shumë se 5 ditë për nevoja të dëshmuara pune, shëndeti apo urgjencë absolute.

-Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: udhëtojnë tranzit në territorin italian me mjetin e tyre privat dhe nuk qëndrojnë më shumë se 36 orë.

-Nuk duhet të kryejnë tamponin: fëmijët nën moshën 2 vjeç.

-Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: kthehen nga Shqipëria, ku kanë udhëtuar për motive të dëshmuara pune për një periudhë qëndrimi jo më shumë se 5 ditë, për llogari të ndërmarrjeve dhe shoqërive që kanë zyrat qendrore apo dytësore në Itali", njofton ambasada shqiptare në Itali.

Po ashtu lajmëron se periudha e karantinës është ulur nga 14 në 10 ditë, në fund të së cilës është e detyrueshme të kryhet test molekular ose antigjenik përmes tamponit.

Të fundit