Flash News

E-TJERA

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja, priten 7 mijë doza nga 'Pfizer'; nis vaksinimi i personave mbi 60-vjeç me sëmundje kronike

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja, priten 7 mijë doza nga
Foto ilustruese

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, të cilat do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme. Duke qenë se shifrat me Covid-19 kanë pësuar ulje si dhe numri i shtrimeve në spitale, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi një ditë më parë që të lehtësojë kufizimet në kuadër të pandemisë.

Ora policore nuk do të nisë në orën 20:00, por do të shtyhet në orën 22:00. Në këtë mënyrë do të zgjerohet fasha e orarit edhe për aktivitetin e dyqaneve, bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare.

Pas më shumë se dy muaj bllokim, do të rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe. Gjithashtu mbeten në fuqi edhe masat e tjera që janë vendosur më herët nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Shkollat e mesme në zonën e riskut të lartë, përveç maturantëve vijojnë mësimin online.

Edhe univeristetet mbeten te mësimi online. Masat e fundit kanë hyrë në fuqi rreth dy muaj më parë. Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësoi dje se ka ulje të incidencës dy javore, ndërsa bëri thirrje për mos humbjen e vigjilencës. Maskat, higjena dhe distanca fizike mbeten ende shumë të rëndësishme në luftën me koronavirusin, shtoi ai. Sot pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer.

Ndërkohë vijon prej tre muajsh procesi i vaksinimit. Deri në këto momente janë kryer në total 256,848 vaksinime. Nga sot ulet edhe fasha e grupmoshave mbi 60-vjeç për personat me sëmundje kronike. Sa i përket të moshuarëve mbi 65-vjeç vijon vaksinimi masiv, pa ndonjë kriter të përcaktuar.

Të fundit