Flash News

E-TJERA

Nga sot maska me detyrim, Policia: Sa gjoba u vendosën për të pabindurit   

Nga sot maska me detyrim, Policia: Sa gjoba u vendosën për të

Nga sot, maska është bërë e detyrueshme kudo veç shtëpisë dhe disa rasteve përjashtimore për shkak të pandemisë covid-19.

Por, ndonëse shumica dërrmuese kishin zbatuar aktin e ri normativ, duket se ka patur edhe të pabindur, të cilët janë ndëshkuar me gjobë. 

Sipas policisë, sot janë ekzekutuar 171 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Gjatë kontrolleve është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre. 

Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë vendosur edhe gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat dhe as nuk i kishin ato me vete.

Në të gjithë vendin janë vendosur 171 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila”, sqaron policia.

 

Të fundit