Flash News

E-TJERA

Ngacmoi seksualisht adoleshentin, arrestohet në flagrancë 64-vjeçari në Tiranë

Ngacmoi seksualisht adoleshentin, arrestohet në flagrancë
Foto ilustruese

Është vënë në pranga një 64-vjeçar në Tiranë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar’, njofton policia e Tiranës.

Po ashtu, për një tjetër rast u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e I. Sh., 41 vjeç,  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Të fundit