Flash News

E-TJERA

“Ngërçi” me ekstradimin e Laert Haxhisë, Rrumbullaku: Jemi në komunikim me Interpolin

“Ngërçi” me ekstradimin e Laert Haxhisë,

Ekstradimi i Laert Haxhisë ka ngecur, pasi autoritetet greke nuk kanë pranuar ta japin autorizimin që kreu i bandës së Lushnjes, ta vuajë dënimin në Shqipëri.

Në konferencën për media, ku zbardhi dëshminë e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tregoi se si do të procedohet për ekstradimin e Haxhisë.

Rrumbullaku tha se autoritetet shqiptare janë në bisedime për të arritur zgjidhjen e “ngërçit”, por pa thënë diçka konkrete.

“Jemi ne komunikime të vazhdueshme me zyrën e Interpolit kemi besim se mund ta arrijmë pavarësisht problematikave që kemi para mes dy vendeve. Jemi në bashkëbisedime për të zgjidhur problemin e çështjeve të ekstradimit me Greqinë, por edhe për raste të tjera për të gjithë shtetasit shqiptar”, tha Rrumbullaku.

Kujtojmë Haxhiu ëhtë porositësi dhe organizatori i vrasjeve të zbardhura nga dëshmia e Artan Tafanit. Vetë Haxhiu, i cili ndodhet në një burg të Greqisë, ka bërë kërkesë të mos ekstradohet pasi në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Të fundit