Flash News

E-TJERA

Ngjarja në Astir, publikohen emrat e pesë të kërkuarve, merren në pyetje tre vajza

Ngjarja në Astir, publikohen emrat e pesë të kërkuarve,

Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të 21-vjeçares Sajma Qordja në një apartament në zonën e Astirit. Pesë persona janë shpallur në kërkim për këtë ngjarje, ndërsa janë bërë publike edhe emrat e tyre.

Personat në kërkim janë Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Policia ka deklaruar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë mbajtur të mbyllur vajzën 21-vjeçare në një apartament të marrë me qira ditore.

Gjatë hetimeve, është zbuluar se ishte marrë me qira edhe një apartament përballë, ku gjatë kontrollit policia ka gjetur dy armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale, që do të ndihmojnë në avancimin e hetimeve.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje tri vajza, përfshirë edhe 21-vjeçaren e rrëmbyer, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Vijon puna intensive për kapjen e pesë personave të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Hetimet mbeten në vijim dhe autoritetet janë duke ndjekur pista të ndryshme për të siguruar që të gjithë përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Të fundit