Flash News

E-TJERA

Ngjarja në Elbasan, Meta i drejton 5 pyetje Prokurorit të rrethit: Vëllai juaj kandidat i PS, mos jeni në konflikt interesi?

Ngjarja në Elbasan, Meta i drejton 5 pyetje Prokurorit të rrethit:

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Prokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi pesë pyetje lidhur me hetimet për ngjarjen e ndodhur në 21 prill në këtë qytet, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Këto pyetje Meta ia drejton prokurorit pasi bën përgjegjës SPAK dhe këtë prokurori për zvarritjen e hetimeve të kallëzimit të PD për krime zgjedhore dhe që sipas tij po të ishte marrë në konsideratë do ishte shmangur përplasja e Elbasanit.

“E para, pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues i PD dërguar për kompetencë prej SPAK?  

2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan? Pse Bardhi si kallëzues është thirrur për t’u paraqitur në datë 30 prill, 5 ditë pas zgjedhjeve dhe jo urgjentisht?

3 Pse duhet kjo vonesë kaq e madhe? A kandidon për deputet në zgjedhje si kandidat i PS në Elbasan, vëllai juaj, Besjan Ajazi?

4. A ndiheni në përmbushje të detyrës në konflikt të pastër interesi lidhur me këtë fakt? Nëse po, a keni vlerësuar të dorëhiqeni apo të kërkoni transferim?

5-Prokurorë të Elbasanit a ju vret ndërgjegje që vetëm një ditë pas njoftimit tuaj për tu paraqitur për sqarime nga kallëzuesit në 30 prill, ndodhi përplasja me armë në Elbasan, pra në 21 prill.  

Këto pyetje është me interes të mbahen shënim edhe nga prokurori i përgjithshëm, nga SPAK, KLP, ambasadat që mezi presin të raportojnë të hënën suksesin e zgjedhjeve në Shqipëri, OSBE, vëzhguesit dhe trupit diplomatik që është angazhuar.

E vërteta duhet të zbardhet tani e jo me 30 prill”, u shpreh Meta, ndërsa thirri konferencën e dytë për sot, kur mbahet heshtja zgjedhore për shkak zgjedhjeve të 25 prillit. 

 

Të fundit