Flash News

E-TJERA

Ngjarja në Elbasan, Meta: SPAK dhe Prokuroria po bëjnë ping-pong, duan ta shtyjnë zbardhjen pas zgjedhjeve

Ngjarja në Elbasan, Meta: SPAK dhe Prokuroria po bëjnë ping-pong,

Presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin se pse ende nuk është zbardhur ngjarja në Elbasan, ku në 21 prill mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre edhe një police.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, ditën e heshtjes zgjedhore, Meta thotë se SPAK dhe Prokuroria e Elbasanit po bëjnë ping -pong me kallëzimin e PD. 

Sipas kreut të shtetit, Partia Demokratike kallëzoi 40 persona në SPAK, mes tyre edhe persona të përfshirë në këtë ngjarje, kjo Prokurori ia përcolli kompetencën Prokurorisë Elbasan, çka sipas tij, nëse do ishin marrë masa ngjarja e rëndë në Elbasan do ishte parandaluar. 

“Edhe pse dje kam ngritur disa pyetje policisë e prokurorisë konstatoj se ka një vullnet të padukshëm kokëfortë e kriminal për ta shtyrë zbardhjen e kësaj ngjarje pas datës së zgjedhjeve, por provat kanë qenë atje në sytë e të gjithëve se kush ishin ata që nxitën shkaktuan konfliktin që u përshkallëzua në konflikt të armatosur në mes të Elbasanit duke vendor në rrezik integritetin e procesit zgjedhor.

Po mbushen 72 orë nga kjo ngjarje me pasoja tragjike ende prokuroria e strukturat e policisë s’kanë dhënë asnjë version të plotë e shterues. Kam ndjekur me vëmendje veprimet e organeve ligjzbatuese për hetimin që meriton të zbardhet urgjentisht objektivisht e jashtë çdo ndikimi politik para se të kemi ngjarje të tjera e që mos të kemi asnjë ngjarje tjetër jo viktima e të plagosur po asnjë lëndim e fyerje

Më 7 prill, 2021, PD përfaqësuar nga Gazmend Bardhi ka paraqitur në SPAK një kallëzim penal. PD i paraqiti SPAK-ut, kërkesën për hetimin e 40 shtetasve që ishin të angazhuar në Elbasan pranë PS, duke konsumuar vepër penale. Këtu janë emrat e gjithë atyre të përfshirëve më 21 prill në Elbasan.  Pas tetë ditësh, përmes një shkrese, më 15 prill, ia përcolli për kompetencë prokurorisë së rrethit Elbasan”, tha presidenti.

Kreu i shtetit akuzon SPAK-un dhe Prokurorinë në Elbasan për zvarritje të procesit në mënyrë që ata që ai iu referua si “çuna problematikë” të mos hetohen gjatë fushatës.

“SPAK-ut iu deshën 8 ditë për ta përcjellë për hetime në Elbasan. Ishte e qartë se ky material duhej te hetohej nga SPAK dhe jo prokuroria e Elbasanit. Kjo shkresë e SPAK është marrë në Prokurorinë Elbasan më 19 prill. 4 ditë për ta protokolluar. Prokuroria e Elbasanit, më 20 prill, 1 ditë para hatasë, thirri Bardhin për të dhënë shpjegime lidhur me kallëzimin e para dy javëve. Të paraqitej më 30 prill. Duket qartë se SAPAK, Prokuroria Elbasan bëri çmos që personat e kallëzuar nga PD për krime zgjedhore, të mos hetohen para fushatës, duke krijuar terrenin për të vepruar për partinë në pushtet”, tha Meta.

Të fundit