Flash News

E-TJERA

Sherr mes të dënuarve në burgun e Peqinit, dy të plagosur

Sherr mes të dënuarve në burgun e Peqinit, dy të plagosur

Një sherr mes të dënuarve ka ndodhur ditën e sotme në burgun e sigurisë së Larte në Peqin, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të dënuar.

Të dënuarit e përfshirë në konflikt kanë qenë Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi.

Arma dyshohet të jetë futur nga jashtë burgut.

Nuk është e qartë nëse ka qenë një konflikt mes të burgosurve apo një revoltë.

Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve!

Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej tyre dhe situata po menaxhohet!

Ju sqarojmë që s'ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar!

Të fundit