Flash News


E-TJERA

Ngordhja e pulave në Durrës, prokuroria nis hetim “për shkelje të rregullave të karantinës”

Ngordhja e pulave në Durrës, prokuroria nis hetim “për

Rreth 500 mijë shpendë të llojit pula ngordhën disa ditë më parë në Durrës. Dje Ministria e Bujqësisë njoftoi konfirmimin e rastit të parë të gripit të shpendëve H5N8 ose i njohur ndryshe si gripi i pulave.

Prokuroria ka nisur një hetim pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e pulave. “Kemi nisur verifikimet sipas nenit 207 për shkelje të rregullave të karantinës”, thotë prokuroria.

Ministria e Bujqësisë pohoi në njoftimin e djeshëm se kampionet kanë filluar të analizohen që më 7 mars, kur u shfaqën rastet e para të ngordhjes, por nuk bëri me dije se pse deklaruan se ishte një sëmundje e laringut.

Sipas ministrisë, mishi dhe nënproduktet e shpendëve mund të konsumohen pa problem vetëm nëse gatuhen në kushte të veçanta dhe sugjerohet të mbahet në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara. Ministria thekson se nuk ka asnjë provë që virusi të transmetohet te njerëzit përmes ushqimit. 

Të fundit