Flash News

E-TJERA

Nis gjyqi në themel për Beqajn, ish-ministri: Çdo trupë gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme

Nis gjyqi në themel për Beqajn, ish-ministri: Çdo trupë

Ka nisur seanca e parë në themel për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të hetimeve për procedurën e koncesionit të sterilizimit.

Beqaj përballet me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Gjatë nisjes së seancës, ish-ministri kundërshtoi legjitimitetin e trupës gjykuese, ku u përball me trupën e përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela.

“Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme. Nuk e kam me ju personalisht”, tha ai.

Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin se nuk është njoftuar për akuzën e re ndaj tij, duke theksuar:

“Akuza e re ndaj meje nuk më është komunikuar kurrë. Është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim nga Prokuroria për akuzën e vjedhjes. Jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre”, vijoi Beqaj.

Të fundit