Flash News

E-TJERA

Nis me një ceremoni spektakolare “Euro2020” në ‘Olimpico’ të Romës

Nis me një ceremoni spektakolare “Euro2020” në

Ka nisur sonte mbrëma me një ceremoni magjike “Euro2020”,  në stadiumin Olimpico të Romës.

“Euro2020” çel tiparin me ndeshjen parë të Kampionatit Europian të Futbollit mes Italisë dhe Turqisë. 



Në ceremoni i pari këndoi tenori italian me famë botërore, Andrea Bocelli, Sting dhe pas tij shqiptari Ermal Meta.  

FORMACIONET:

TURQIA: Cakir; Celik, Demiral, Soyuncu, Meras; Yokuslu; Calhanoglu, Tufan, Karaman; Yazici; Yilmaz
ITALIA: Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne.

Kampionati Europian i Futbollit, i cili duhej të mbahej verën e kaluar, u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Vlen të përmendet se EURO 2020 do të ketë gjithashtu dy debutues, ekipet kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës.

“We Are the People” është himni zyrtar i Europianit, me Martin Garrixs, Bono dhe The Edge ndërsa ky kompeticion mbyllet me datën 11 korrik.

UEFA do të shpërndajë 331 milionë euro 24 skuadrave pjesëmarrëse, 30 milionë më shumë se ai i mbajtur në Francë në 2016.

 

Të fundit