Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për dosjen "Partizani"

Shtyhet seanca për dosjen "Partizani"

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për çështjen 'Partizani' ditën e sotme.

Shtyrja e seancës është bërë me kërkesë të SPAK, ndërkohë që seanca e radhës është caktuar për në datën 13 tetor.  

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Vetë kreu i PD-së i ka cilësuar akuzat si të orientuara politikisht. 

Të fundit