Flash News

E-TJERA

Nis seanca për shkarkimin e presidentit në “Kushtetuese”, Meta mungon

Nis seanca për shkarkimin e presidentit në “Kushtetuese”,

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Ky i fundit ka zgjedhur të mos marrë pjesë në seancë, por të përfaqësohet nga këshilltari për çështjet ligjore Bledar Dervishaj dhe drejtoresha juridike në presidencë, Katrin Treska.

Nga ana tjetër, PS përfaqësohet nga deputetët Taulant Balla dhe Klotilda Bushka. Kjo është hera e parë në historinë e demokracisë shqiptare që Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë shkarkimin e presidentit.

Kuvendi i para 25 prillit e shkarkoi Metën për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Akuzat nuk janë pranuar nga Kreu i Shtetit, i cili është shprehur se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit kushtetues, 24 korrik 2022.

Mediat kanë zbardhur se Dervishaj ka thënë në seancë se: Presidenti i Republikës ka parashtruar një kërkesë paraprake e cila është administruar para fillimit të seancës gjyqësore në orën 09:35 në protokollin e Gjykatës Kushtetuese, dhe që ka të bëjë me vlerësimin që duhet të bëjnë gjyqtarët të shkaqeve për disa anëtarë të tjerë, pasi sipas vlerësimit të Presidentit këto shkaqe vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarëve dhe sipas ligjit detyrohen të heqin dorë nga shqyrtimi i kësaj çështjeje.

 

Të fundit