Flash News

E-TJERA

Nis vaksinimi i punonjësve të turizmit në disa qytete, Rama: Së shpejti edhe fasoneritë

Nis vaksinimi i punonjësve të turizmit në disa qytete, Rama:

Ka nisur sot vaksinimi i punonjësve të hoteleri-turizmit në disa qytete turistike të vendit.

Vaksinimi i punonjësve të turizmit po kryhet në Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër.

Kryetari i hoteleri turizmit Durres, Eduart Xhepa në fjalën e tij ka theksuar se vaksinimi do të ndihmojë ato në sigurinë e turistëve dhe në rritjen e kërkesës.

“Në takimin e fundit që kemi zhvilluar me kryeministrin ai e mori për sipër dhe po realizohet që ne të futemi në listën prioritare të vaksinimit, një gjë e tillë ishte e nevojshme për të krijuar besueshmëri te turistët, pasi janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientin.

Për ne kjo është një gjë që ndihmon në rritjen e numrit të turistëve për këtë sezon dhe për të rikuperuar humbjet që kemi pas nga pandemia në vitin 2020”, ka thënë ai.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë takimit elektroda në Durrës se së shpejti nis edhe vaksinimi i punonjësve të fasonerisë.  

Të fundit