Flash News

E-TJERA

Nis vaksinimi i stafeve të Aviacionit Civil, Manastirliu: Së shpejti edhe punonjësit e transportit urban

Nis vaksinimi i stafeve të Aviacionit Civil, Manastirliu: Së shpejti

Nis vaksinimi i stafeve të Aviacionit Civil .

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të stafeve të Aviacionit Civil, i cili ka nisur sot me stafin e “Air Albania” në Qendrën e Vaksinimit “Air Albania”. Ministrja Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të shtrihet edhe në transportin urban.

“Ne jemi të angazhuar që të vijojmë vaksinimin jo vetëm të punonjësve të aviacionit civil por gjithashtu ta shtrimë dhe tek punonjësit e transportit, duke bashkëpunuar me Ministrinë e Infrastrukturës, për të gjithë këto subjekte të cilat ofrojnë këtë shërbim. Transporti publik është shumë i rëndësishëm, pasi ata janë direkt në kontakt dhe ofrojnë shërbime të rëndësishme për qytetarët ndaj dhe ne i kemi në prioritetet tona, për të filluar vaksinimin në një moment të shpejtë”, tha Manastirliu.  

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të vijojë furnizimi me vaksina dhe theksoi objektivin për të arritur më shpejt se pranvera e ardhshme, vaksinimin e plotë të popullatës.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 345,944 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 264,175 vaksinime për persona mbi 60 vjeç. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Të fundit