Flash News

E-TJERA

Nis vit i ri shkollor në arsimin parauniversitar, 29 mijë nxënës shkojnë për herë të parë në shkollë

Nis vit i ri shkollor në arsimin parauniversitar, 29 mijë

Nisi sot viti i ri shkollor 2023-2024 në institucionet e arsimit parauniversitar. Rreth 29 mijë nxënës shkojnë për herë të parë në shkollë, ndërsa në klasat e 10-ta rreth 27 mijë nxënës.

Gjatë këtij viti shkollor kanë përfituar tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit bazë nga klasa e parë deri në klasën e 9-të, si edhe 16 kategori në nevojë në arsimin e mesëm. Në këtë kategori përfshihen ata fëmijë që janë: statusi i jetimit, me vështirësi ekonomike në familje, nxënësit me aftësi të kufizuara, komuniteti rom dhe egjiptian, etj.

Për herë të parë këtë vit, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë përfituan tekste të reja me vetëm një përdorim.

Të fundit