Flash News

E-TJERA

Nis zyrtarisht stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, mbërrijnë pajisjet e para në portin e Durrësit

Nis zyrtarisht stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin
Foto ilustruese

Sot ka nisur zyrtarisht stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor “Defender21”. Ajo do të zhvillohet nga data 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të ndahet në tre faza, të quajtura ‘Astral Knight’, 'Saber Guardian' dhe 'Immediate Response'.

Stërvitja do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi. Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga vendet e NATO-s. “Defender21” është një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda në Evropë dhe ajo në Afrikë e ushtrisë së SHBA-së. Kjo stërvitje synon të ngrejë gatishmërinë dhe realizojë ndërveprimin midis ushtrisë së SHBA, NATO-s dhe ushtrive partnere, për të qenë të përgatitura për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Sot ka mbërritur në Durrës edhe anija e marinës së Shteteve të Bashkuara 'Bob Hope', e cila do të furnizojë ushtarët me pajisje për t’u përdorur në stërvitje. Disa nga mjetet që do të përdoren në këtë stërvitje janë 12 helikopterë, 6 sisteme raketash, 1000 automjete mbështetëse për forcat ushtarake, 10 mjete detare përfshirë edhe anije luftarake dhe avionë transporti.

Të fundit