Flash News

E-TJERA

Nisin fluturimet e para për udhëtarët nga Rinasi

Nisin fluturimet e para për udhëtarët nga Rinasi

Pas dy ditësh pezullim, kanë rinisur sot fluturimet nga aeroporti i Rinasit.

Mësohet se në oeën 09:00 kanë nisur fluturime e para nga Rinasi, me avionin e parë Tiranë-Bolonja si dhe kanë mbërritur avionët nga Mynihu dhe Brukseli.

Aeroporti “Nënë Tereza” njoftoi ditën e djeshme se fluturimet e programuara për pasagjerët do të rinisnin sot, ndërsa dje u kryen fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.

Për të monitoruar kullën e ajrit, erdhën në ndihmë kontrollorë nga Turqia dhe Greqia ndërsa mësohet se pas negociatave janë rikthyer në punë dhe një pjesë e kontrollorëve të mëparshëm.

 

 

.  

Të fundit